Prokuroria e Prilepit kërkon paraburgim për të dyshuarin, i cili ka shtënë në Qendrën për Punë Sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka kërkuar masë paraburgimi deri 30 ditë për të dyshuarin, i cili dje rreth orës 14:00, i armatosur ka hyrë në ambientet e Qendrës për punë sociale në Prilep, ka qëlluar dhe ka plagosur një punonjëse sociale.

“Para gjyqtarit është lëshuar propozimi për paraburgim deri 30 ditë për shkak të druarjes së bazuar, se i dyshuari do të ikë dhe do të ndikojë tek dëshmitarët, si dhe për shkak të rrezikut nga përsëritja e veprës penale”, theksoi prokurori publik, Stevço Binoski.

Sot është lëshuar edhe urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për dy vepra penale.

Binoski theksoi se kërkohet procedurë hetimore për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 123 paragrafi 2 lidhur me nenin 19 të Kodit penal, si dhe për veprën penale posedim i paautorizuar i armës nga neni 396, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1.  Për momentin është duke u shqyrtuar para gjyqtarit.

Advertisement

The post Prokuroria e Prilepit kërkon paraburgim për të dyshuarin, i cili ka shtënë në Qendrën për Punë Sociale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy