Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për “TV21” ka njoftuar se prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Nesër, në ora 11:00 do të ketë paraqitje para mediave për hetimin për tragjedinë”, tha ajo.

Kujtojmë se kjo paraqitje do të jetë e para nga ky institucion i hetuesisë që kur dje, më 23 shtator, në autostradën Struma në Bullgari pësoi aksident autobusi i “Besa Trans” Shkup.

Në aksident humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë, teksa ktheheshin nga Turqia në Shkup pas një ekskursioni 3-ditor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik appeared first on Telegrafi.