Produktet bujqësore në Maqedoni shënuan rritje të çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve në bujqësi në korrik 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur për 21,9% për hyrje, ndërsa për dalje është shënuar rritje prej 10,7%.

Të dhënat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve është për plehrat artificiale, të cilat në korrik të këtij viti janë 60.7% më të larta se në korrikun e vitit të kaluar.

Çmimet e energjisë dhe naftës, nga ana tjetër, në korrik të këtij viti ishin 39.8% më të larta se vitin e kaluar.

Çmimet e ushqimit të kafshëve janë më të larta për 8.9%, ndërsa çmimet e farave janë më të larta për 4.1%.

Advertisement

Nga ana e prodhimit, rritja më e lartë e çmimeve në korrik të këtij viti është për patatet, të cilat janë më të larta për 39.8%, dhe për drithërat dhe orizin, të cilat janë më të shtrenjta për 30% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Rritja e çmimit të plehrave artificiale është për shkak të dy faktorëve kryesorë, rënies së eksporteve nga Rusia dhe Ukraina dhe rritjes së çmimit të gazit të përdorur nga disa prej prodhuesve më të mëdhenj në Bullgari.

Çmimet e larta të plehrave artificiale dhe energjisë rrisin në mënyrë drastike koston e prodhimit të ushqimit në vend, por edhe në botë, për shkak të së cilës shumë fermerë vendosin të ulin prodhimin ose të përdorin më pak plehra, gjë që përfundimisht do të reflektohet në një kulture më të vogël bujqësore.

Rritja e madhe e çmimit të produkteve bujqësore, sidomos pas luftës në Ukrainë, është arsyeja kryesore e inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimit në Maqedoni, por edhe në nivel botëror.

Advertisement

The post Produktet bujqësore në Maqedoni shënuan rritje të çmimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy