ProCredit Bank ka prezantuar zyrtarisht programin e ri edukativ për mbështetje të bizneseve mikro dhe të vogla në rritjen dhe zhvillimin e tyre. “ProCredit Business Academy” u prezantua në ngjarjen që u mbajt dje në Forza Fusion Bar, ku përfaqësuesit e mediave dhe komunitetit të biznesit patën mundësinë të njoftohen me programin e plotë dhe përfitimet e tij.

Akademia është pjesë e iniciativës më të gjerë të ProCredit Bank, e cila është e orientuar për forcimin e komunitetit të biznesit vendor përmes mbështetjes jo-financiare. Si bankë që vazhdimisht krijon mundësi për edukim dhe rrjetëzim, përmes kësaj akademie do t’u ofrohet sipërmarrësve qasje në punëtori interaktive, këshilla ekspertësh dhe mjete praktike për përmirësimin e aftësive të biznesit.

“Me ProCredit Business Academy dëshirojmë t’u ofrojmë sipërmarrësve qasje në dije dhe burime që do t’i ndihmojnë ata të bëjnë hapin e ardhshëm të madh në zhvillimin e biznesit të tyre. Për ne, të jesh partner i biznesit do të thotë të shkosh një hap përpara nga ofrimi i shërbimeve standarde bankare. Prandaj, ne investojmë në atë që është kyçe për ndërtimin e një biznesi të suksesshëm – dije dhe një rrjet kontakti. Besojmë se edukimi është thelbësor për rritje të qëndrueshme, dhe kjo iniciativë është një tjetër mënyrë për të forcuar komunitetin lokal të biznesit”, tha Milan Damchevski, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të bankës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi do të realizohet nën mentorimin e profesionistëve të experientuar nga kompania konsulente rajonale Alphabet Group, e cila për më shumë se 7 vjet i ka ndihmuar bizneset e vogla të realizojnë potencialin e tyre të plotë përmes trajnimeve inovative dhe programeve zhvillimi. Akademia është e strukturuar në pesë module kyçe, të cilat mbulojnë temat: kuptimi i koncepteve financiare, shitje, aftësi komunikimi, sipërmarrje e brendshme dhe transformimi digjital.

Programi do të realizohet nga prilli deri në tetor 2025 në ndërtesën e menaxhimit të ProCredit Bank në Shkup. Pas përfundimit të ligjëratave, pjesëmarrësve do t’u jepen certifikata.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrja është pa pagesë, si pjesë e investimit të vazhdueshëm të ProCredit Bank për ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve te sipërmarrësit lokalë. Sipërmarrësit e interesuar mund të aplikojnë deri më 30 mars 2025. Pas procesit të selektimit, do të zgjidhen 90 pjesëmarrës që do të bashkohen me gjeneratën e parë të ProCredit Business Academy.

Aplikimi është i hapur përmes faqes zyrtare biznisakademija.pcb.mk, ku janë të disponueshme të gjitha detajet për akademinë.

The post ProCredit Bank ka prezantuar programin e ri edukativ për zhvillimin e bizneseve të vogla “ProCredit Business Academy” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";