Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka dorëzuar tetë propozime për gjoba kundër nëntë personave, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore në Shkup.

“Të akuzuarit, në raste të ndara, nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë të lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut me çka kanë kryer vepër penale – mosrespektim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Shkup që të akuzuarve t’u shqiptohet dënim me para prej 100 gjobave, ndërsa vlera e një gjobe të jetë 20 euro, në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

The post Procedura për nëntë persona që nuk e kanë respektuar orën policore në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";