Problemi me zjarret, Trajanov: Mungojnë pylltarët, s’kanë motiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë dhjetë viteve të fundit në vend ka vetëm një akt vendim për zjarrëvënie, kurse gjatë gjashtë viteve të kaluara janë djegur 30 mijë hektare pyje në vlerë prej 55 milion eurove. Kjo situatë është humbje për shtetin thotë drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur se pse Maqedonia e Vеriut nuk është e aftë t’i prevenojë zjarret, Trajanov si problem kryesor e sheh mungesën e punëtorëve në terren, partizimin e skajshëm si dhe pagat e ulëta.

“Nëse duam të kemi pylltari në këtë vend, atëherë personat teknik duhet të jenë në pyll, duhet t’i kryejnë detyrimet e veta në pyll dhe për atë të jenë të paguar mirë. Nëse të punësuarit tanë i motivojmë dhe i drejtojmë kah pyjet, atëherë e kemi procesin e parandalimit. Ne saktë e dime se kush hyn në pyll, kush del, kush çfarë bën dhe ky është prevenimi më i mire. Në atë mënyrë ne do të parandalojmë zjarre. Në të kundërtën nëse terreni është i lënë në mëshirë të fatit, nëse ka greva, nëse punëtorët nuk janë në terren, do të ndodhin anomali të ndryshme”, u shpreh drejtori i pyjeve kombëtare Zdravko Trajanov.

Një paradoks në vete sipas Trajanov është edhe konkursi i fundit, në të cilin janë pranuar 400 druvarë, e që më pas të gjithë ata persona që u punësuan si druvarë marrin urdhër pune për të qenë në administratë.

Advertisement

“Ne kemi një situatë ku në letër kemi kushtimisht 320 druvarë, por në praktikë këta janë njerëz të punësuar që janë të ngulitur në administratë. Dhe tani ne kemi problem me ata njerëz. Ata nuk duan të kryejnë detyrat e tyre të punës, edhe pse pranuan të ishin druvarë. Një pjesë e tyre madje është manipuluar tragjikisht. Aty janë të punësuar inxhinierë pyjesh, teknikë pyjesh, janë poshtërsuar të jenë pjesëmarrës në atë konkurs, vetëm për t’u punësuar për një kohë të pacaktuar”, theksoi Trajanov.

Përndryshe Trajanov potencoi se 80 deri 120 të punësuar në “Pyjet Kombëtare” luftojnë çdo ditë me zjarret që përhapen kudo në territorin e vendit, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se të punësuarit nuk kanë pajisje të duhura.

Megjithatë, Trajanov tha se pas emërimit të tij në këtë drejtori, është përballur me një institucion, i cili ka qenë para falimentimit, ku të punësuairt nuk kanë marrur rroga për 4 muaj, kurse ndërmarrja ka qenë në borxhe.

The post Problemi me zjarret, Trajanov: Mungojnë pylltarët, s’kanë motiv appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy