Privohet nga liria zyrtari policor, për marrje ryshfeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një zyrtar policor është arrestuar për mitmarrje në vlerë prej 50 eurosh.

Sipas njoftimit të Prokurorisë gjatë kontrollit është gjetur monedha prej 50 eurove si dhe para të tjera dhe dokumente të personave të tjerë.

I dyshuari, i punësuar në sektorin për të huajt dhe riatdhesim më 16 janar në hapësirat zyrtare e ka thirrur palën e dëmtuar, e cila kishte humbur dokumentin e udhëtimit dhe është dashur të nxjerrë dokument të ri.

Më pas pa kryer kontrolle për pasaportën e humbur dhe pa respektuar procedurat e punës i ka dhënë fletpagesë për dokument të ri. Pasi ka kryer pagesat palës së dëmtuar i dyshuari i ka thënë se pritet nga 6 deri në 12 muaj, dhe me gjeste i ka kërkuar që të paguajë 50 euro për shërbimin.

Advertisement

Pala e dëmtuar nuk ka pasur para me vete dhe i ka thënë që do t’ia sjellë ditën tjetër. Pas daljes nga godina, pala e dëmtuar rastin e ka denoncuar në stacion policor, që gjatë ditës së djeshme t’ia dorëzojë 50 eurot e përpunuara të dyshuarit. Prokurori i lëndës urdhëroi procedurë hetimore ndaj të dyshuarit dhe propozoi masë paraburgimi 30 ditor.

The post Privohet nga liria zyrtari policor, për marrje ryshfeti appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy