Pas një grabitjeje në një dyqan në Nirensdorf të Zvicrës është arrestuar një shtetas i Maqedonisë.

Pak pas orës 16:30 të së premtes, dy persona kanë kërcënuar fillimisht me një mjet të mprehtë arkëtarin, më pas kanë hyrë në kasë, kanë marrë para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Ata u arrestuan për një kohë të shkurtër.

Njëri është shtetas i Maqedonisë 20 vjeç, ndërsa tjetri zviceran 21 vjeç.

Pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, të dy janë ndaluar në prokurorinë kompetente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Privohet nga liria shtetasi i Maqedonisë në Zvicër, kërcënoi dhe grabiti në një shitore appeared first on Telegrafi.