Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë, në ora 21:10, në rrugën “Emil Zola” në Shkup, zyrtarë policorë të Sektorit për siguri në komunikacionin rrugor, kanë privuar nga liria personin me iniciale N.J.(35) nga Shkupi.

Ai u kap pak pasi kishte kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës i mori bizhuteri personale gruas së plagosur.

Atij i është gjetur sendi i vjedhur dhe i është kthyer pronarit.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Privohet nga liria 35 vjeçari nga Shkupi, policia e gjeti menjëherë pasi kishte kryer vjedhjen appeared first on Telegrafi.