Sot (08.09.2024), zyrtarë policorë të ekipit operativ të bastisjes në SPB Shkup rreth orës 06:00 në Shkup, në territorin e komunës Kisella Vodë, kanë privuar nga liria F.P. (31) nga Shkupi, i cili ishte kërkuar me urdhër qendror nga MPB-ja me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Po ashtu, sot (08.09.2024), zyrtarë policorë nga ekipi operativ i bastisjes në SPB Shkup rreth orës 06:50 në Shkup, në territorin e Komunës së Gazi Babës, kanë privuar V.D. (33) nga Shkupi, i cili me urdhër qendror nga MPB-ja ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënim me burg prej një viti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Personat do t’i dorëzohen institucionit penal kompetent.
The post Privohen nga liria dy persona nga Shkupi të akuzuar për vjedhje të rënda appeared first on Telegrafi.