Pritje të gjata në vendkalimet kufitare të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të intesitetit të komunikacionit dhe koha e pritje në këto vendkalime është 30 minuta”, thonë nga LAMM Maqedoni.

Nga LAMM shtojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi dhe se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Pritje të gjata në vendkalimet kufitare të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy