Kërçova mezi arriti të sigurojë të gjitha mjetet dhe pajisjet në Covid qendrën e saj për t’u ballafaquar me pandeminë.

Këtu janë të instaluara bombolat e oksigjenit të cilat ndihmojnë pacientët me Covid-19 që kanë probleme me frymëmarrjen.

Po me sa duket për disa njerëz pak rëndësi ka funksioni i këtyre gypave. Vjedhës, duke mos menduar për shëndetin e pacientëve në qendrën Covid të Kërçovës, kanë hyrë këtu dhe i ka prerë gypat nga bakri për t’i shitur për një shumë të vogël parash.

Drejtori i spitalit të Kërçovës, Stanko Trpeski, thotë se kjo u ka bërë shumë dëme në të holla, e për fat të mirë punonjësi i spitalit e ka kapur në kohë, përpara se vjedhësi të shkatërronte të gjithë sistemin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rreth orës 14 në kontroll të rregullt të punëtorit tonë në bombolat të cilat janë të instaluara me oksigjen në qendrën Kovid, në kontrollin e rregullat është kapur një njeri i cili ishte duke vjedhur gypat e bakrit. Është bërë dëm i madh rreth 1000 euro për punë të imët janë vjedhur gypat e bakrit të cilat i kishte marrë për shitje”, deklaroi Tërpeski.

Ka mundur të bëhet një katastrofë e madhe, por për fat është kapur në kohë dhe nuk ka arritur që të dëmtojë gypin kryesor, thotë drejtori i spitalit.

“Për shkak se në kontrollin e rregullt, punëtori ynë e kapi personin në vendin e ngjarjes, megjithatë mund të bëhej një katastrofë e madhe ku nuk do të funksiononte asgjë në lidhje me oksigjenin”, tha Tërpeski.

TV21 mëson se personi në fjalë është kapur nga policia dhe ndaj tij po merren masat e duhura, e i njëjti person, siç mëson TV21, ka kryer edhe vepra të tjera penale në Kërçovë. Nga Sektori për Punë të Brendshme-Ohër thonë se me informacione më të detajuara do të dalin javën që vjen./

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Priten gypat e oksigjenit në Spitalin e Kërçovës, vjedhësi deshi t’i shesë si bakër appeared first on Telegrafi.