Po i bëjnë gati transparentët për protestën e nesërme. Prindërit të cilët nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë me tabletë nesër do të protestojnë në të gjitha qytetet e vendit. Kërkojnë nga ministria e Arsmit të heq dorë nga ligji i cili parasheh digjitalizimin e librave shkollor. Fisnik Rustemi prind i tre fëmijëve u bën thirrje të gjithë qytetarët të dalin në protestë.
“Nesër duhet të dalim për të mirën e fëmijëve tanë, t’i marrim edhe fëmijët edhe gjyshërit edhe gjyshet, edhe shokët. T’i tregojmë ministres se e ka gabim. Nuk mund të ketë reforma kaq drastike në një kohë pandemie kur nuk ka asnjë analizë e as një statistikë. As nuk janë pyetur prindërit as nxënësit”, deklaroi Fisnik Rustemi.
Nga Iniciativa “Duhet të ketë libra dhe mësimdhënie” thonë se protesta në Shkup do të fillojë nga Ministria e Arsimit ndërsa në qytetet e tjera do të zhvillohet para objekteve të komunave.
“Protestat e qeta do të mbahen të koordinuara në qytetet më të mëdha në vend, më 15 maj, e shtunë në ora 12, para objekteve të komunave. Marshi protestues do të mbahet në Shkup në ora 12 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ruta e lëvizjes do të jetë drejt Qeverisë dhe deri para Kuvendit të vendit”, u shpreh Dragana Spasevska.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se reforma në sistemin arsimor janë të nevojshme dhe kjo do të zhvillohet me etapa.
“Reforma në sistemin arsimor është e nevojshme, edhe sipas shumicës së mësimdhënësve dhe prindërve, madje edhe kjo është e vonuar. Me programet e reja mësimore, nxënësit vendosen në qendër të sistemit arsimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kupton dilemat të cilat i kanë prindërit. Por ndryshimet do të fillojnë në vjeshtë për klasat e katërta”, thonë nga MASH-i.
Protestat vijojnë për shkak se MASH nuk po heq dorë nga sjellja e ligjit të ri për libra shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm./TV21/
The post Prindërit po bëjnë gati transparentët, protesta kundër librave digjital në të gjithë Maqedoninë appeared first on Telegrafi.