
Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, që do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç paralajmëruan nga kabineti presidencial, presidentja sllovake do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të pasojë takim tet-a-tet takim midis kryetarëve dhe takim plenar i delegacioneve.
Në kuadër të vizitës, Çaputova dhe Pendarovski do të vendosin kurora në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.
The post Presidentja sllovake Zuzana Çaputova nesër në Shkup appeared first on Telegrafi.
Advertisement