Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, të premten dhe të shtunën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.

Pahor do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tema kryesore në këto takime do të jenë progresi i Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, nisja e negociatave për anëtarësim në BE, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut, presidenti slloven do të jetë i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë Zdravko Poçivallshek dhe ai i Mbrojtjes, Matej Tonin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Presidenti slloven për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.