Presidenti Stevo Pendarovsi sot do të jetë nikoqir i presidentit të Republikës së Polonisë, Andrzei Duda, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Duda, do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Është paraparë që dy presidentët të mbajnë takim tet- a -tet, pas çka do të vijojë takim plenar i dy delegacioneve.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev.
Duda dhe Pendarovski të njëjtën ditë do të mbajnë fjalim edhe në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në Shkup.
The post Presidenti polak, Andrzei Duda për vizitë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.