Festën e Fitër Bajramit besimtarët myslimaën dhe kreun e BFI-së SHaqir Fetahu e ka uruar presidenti Stevo Penadarovski.

“Kam kënaqësinë e veçantë dhe nderin e madh Juve, personalisht dhe anëtarëve të Riasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Ramazan Bajramit”.

“Dëshiroj sinqerisht që ditët e festës t’i kaloni në paqe, lumturi, gëzime dhe mirëqenie, duke ndarë dashurinë dhe harmoninë me më të afërmit Tuaj”.

“Për fat të keq edhe këtë vit muajin e shenjtë të Ramazanit e kaluam të ngarkuar me pandeminë e kovid-19,në një atmosferë jo të zakonshme, të ballafaquar me kufizime të shumta dhe me masa të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të jetës sonë. Ju faleminderit për qëndrueshmërinë, kujdesin dhe disiplinën. Shpresoj se të pasuruar me fuqinë shpirtërore të cilën e jep Ramazan Bajrami edhe mandej do të mbetemi të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe solidarë dhe do të dalim si fitimtarë në luftën me epideminë, fundi i të cilës, falë vaksinimit të filluar, tashmë po duket”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më lejoni, pikërisht në ditën e parë të Ramazan Bajramit, edhe njëherë të rikujtoj rëndësinë e bashkëjetesës, tolerancës dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë në atdheun tonë. Të mbetemi të bashkuar dhe së bashku të kontribuojmë në mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë pa dallim nga përkatësia e tyre fetare, etnike ose cilado përkatësi, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe prosperitet për Republikën e Maqedonisë së Veriut” thuhet në fund të urimit./Telegrafi/

The post Presidenti Pendarovski uron besimtarët myslimanë appeared first on Telegrafi.