Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai në Prishtinë do të ketë takime me homologen e tij presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Siç kumtuan nga kabineti i tij, presidenti Pendarovski me nderime shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidentja Osmani pas çka do të mbahet takim tet-a-tet, ndërsa do të pasojë edhe takim plenar i delegacioneve të të dyja vendeve.

Në kuadër të vizitës, presidenti Pendarovski do ta vizitojë Komandën rajonale të KFOR-it në Pejë dhe pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut në përbërjen e KFOR-it./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Presidenti i Maqedonisë së Veriut nesër për vizitë zyrtare në Kosovë appeared first on Telegrafi.