Çmimet në marketet e Maqedonisë prej sot janë më të larta.
Pasi Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat anti-krizë, TVSH-ja për disa produkte bazë është kthyer në 18%, me çka kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një kilogram miell, për të cilin qytetarët e RMV-së kanë paguar 35 denarë, sot kushton 60 denarë, ndërsa është shtrenjtuar edhe buka, e cila në disa markete shitet për 43 denarë. Çmimet e bukës janë rritur prej 6 deri 9 denarë.
Gjthashtu është rritur çmimi i vajit, ndërsa në disa markete një litër vaj sot shitet 163 denarë.
Ndryshe, kufizimi i marzheve të shitjes me pakicë u kufizuan në 5 për qind për bukën, kripën, miellin, vajin e papërpunuar, qumështin, mishin e freskët dhe prodhimet e mishit. Vendimi hyri në fuqi më 1 mars 2022 dhe ka zgjatur deri dje, më 31 maj.
Qëllimi ishte, siç shpjegoi atëherë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të kufizohej rritja e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm./Telegrafi/
The post Prej sot vaji në Maqedoni shitet me çmim mbi 160 denarë appeared first on Telegrafi.