Prej nesër deri më 15 dhjetor të këtij viti 117.122 qytetarë do të mund të shfrytëzojnë kuponët për pushime në kapacitetet hotelerike vendore, që i kanë marrë nga shteti.

Kuponët me vlerë prej 6.000 denarë, u janë ndarë personave me të ardhura deri në maksimum 15 mijë denarë në muaj. Ata mund të zgjedhin se ku do të qëndrojnë për pushime verore ose dimërore përmes platformës “www.domasiedoma.gov.mk” dhe “www.pushimenevend.gov.mk” në të cilat janë publikuar hotelet në dispozicion, apartamentet private, autokampet, pushimoret dhe banjat, të përfshira me këtë masë qeveritare.

Vlerësimi i parë i kapaciteteve akomoduese është se njerëzit janë të interesuar për shfrytëzim të mbështetjes, por tani për tani ende frikësohen nga situata me COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia për turizëm, megjithatë, pret këtë vit nga mysafirët vendor të realizohen më shumë se dy milion bujtje, shifër në të cilën pjesë të rëndësishme do të kenë pikërisht kuponët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët shprehin kënaqësi nga mbështetja edhe pse disa prej tyre ende nuk janë të sigurt se kur do t’i shfrytëzojnë kuponët. Të tjerë tashmë mendojnë të rezervojnë, deri në fund të korrikut ose gushtit.

Ndarja e kuponëve është një nga masat qeveritare për mbështetje të turizmit vendor për shkak të krizës me pandeminë, ndërsa doli nga bashkëpunimi i të gjithë faktorëve në këtë sektor.

Pasi të shfrytëzohen kuponët nga ana e qytetarëve, Ministria e Ekonomisë do t’ua paguajë mjetet kapaciteteve turistike për shërbimet e dhëna në bazë të faturës së dhënë mujore dhe raportit mujor për kuponët e realizuar.

Platforma “Pushime në vend” zyrtarisht ishte promovuar para një muaji nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Financave Nina Angelovska. Paraprakisht ishte theksuar se të gjitha kapacitetet turistike të cilat duan të jenë pjesë e kësaj mase qeveritare dhe të gjenden në platformën, duhet të regjistrohen./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prej nesër në funksion kuponët për pushime në vend, qytetarët të interesuar por edhe të frikësuar nga pandemia appeared first on Telegrafi.