Prej nesër do të lëshohen letërnjoftimet e reja, do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sot mbajti seancën e saj të rregullt të 100-të me një pikë të vetme të rendit të ditës, në të cilën u shqyrtuan Informacioni mbi tejkalimin e gjendjes aktuale në lidhje me lëshimin e letërnjoftimeve të reja.

Nga Qeveria thonë se e kanë angazhuar ministrin e Brendshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të miratuar akt nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për letërnjoftimet dhe për ta harmonizuar atë me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili mundëson lëshimin e letërnjoftimeve të reja, ose zëvendësimin e tyre.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, informoi se akti nënligjor do të botohet sot në “Gazetën Zyrtare”, dhe kështu do të mundësojë fillimin e menjëhershëm të printimit dhe lëshimit të letërnjoftimeve për qytetarët në përputhje me kërkesat e tyre./Telegrafi/

The post Prej nesër do të lëshohen letërnjoftimet e reja, do të jenë në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy