Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40 % në raport me vendimin e datës 20.09.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,599 denarë/kg dhe tani do të jetë 39,780 den/kg.

Nga data 28.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 65,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,780 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë ulje vetëm te benzina për 3,175 %, ndërkaw te derivatet e tjera është regjistruar rritje edhe atë te nafta për 1,873%, te vaji ekstra i lehtë për 1,964 % dhe te mazuti për 1,141%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,722%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 28.9.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

The post Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy