Prej 1 tetori e diela shpallet ditë jopune në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, në seancë qeveritare në rend dite kanë qenë ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës ku parashihet që dita e diel, të jetë ditë jo pune.

Kryeministri Zoran Zaev pas seancës njoftoi, se Qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore që dita e diel prej një tetori të shpallet ditë jopune.

“E diela shpallet si ditë për pushim javor dhe këto ndryshime ligjore do të dërgohen për miratim në Kuvend”, tha Zaevi.

Kjo siç tha ai, do të ndihmojë në avancimin e të drejtave të punëtorëve, ndërsa punëtorët do të jenë më efikas dhe më të motivuar.

Advertisement

“Nga ana tjetër, do të kenë jetë private, familjare dhe sociale, që do t’ua plotësojë nevojat e tyre dhe nevojat e të afërmve të tyre”, tha Zaevi./Telegrafi/

The post Prej 1 tetori e diela shpallet ditë jopune në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy