Portali “Politiko” nga Brukseli shkruan se Radmilla Sheqerinska është kandidate për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.
Në tekstin e publikuar me titullin “Detyra e parë e Mark Rute në NATO është të gjejë një grua që do të jetë dora e djathtë”, shkruan se Sheqerinska dhe Maria Gabriel nga Bullgaria janë kandidatet më serioze për zëvendëse të tij.
Fokusi i bisedimeve në selinë e NATO-s është për dy zyrtare, nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur kanë qenë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë, shkruan Politiko. Sheqerinska ka refuzuar që të japë koment për këto informacione./tv21.tv
The post “Politiko”: Sheqerinska, kandidate për zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s appeared first on Telegrafi.