Gazeta “Politico” ka bërë një analizë rreth punës së komesarit për fqinjësi të mirë dhe zgjerim Oliver Varhelyi, në lidhje me negociatat në mes Shkupit dhe Sofjes.

“Politico” shkruan se eurokomesari është shumë i butë ndaj Sofjes në lidhje me veton për Maqedoninë e Veriut.

Si moment më të keq të punës së Varhelyi, “Politico” e thekson pikërisht bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të kontestit me gjuhën dhe identitetin.

“Bllokada e Bullgarisë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE ndaj Maqedonisë së Veriut, i ka dhënë goditje Komisionit, qëllimi i të cilit ishte të nis negociatat deri në fund të vitit. Disa diplomatë e akuzojnë Varhelyin se është shumë i butë ndaj Sofjes, por shumica thonë se problemi kryesor është që Partia Popullore Evropiane nuk ka qenë mjaftueshëm e fortë ndaj kryeministrit bullgar Boyko Borissov”, shkruan “Politico”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Varhelyi gjithashtu është i kritikuar se më shumë është i fokusuar ndaj interesave hungareze, se sa ato të BE-së në përgjithësi.

Megjithatë sipas analizës së “Politico”, lojtari kyç për heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, është Gjermania, e jo Varhelyi./Telegrafi/

The post “Politico”: Varhelyi dhe PPE janë shumë të butë ndaj Sofjes për veton për Shkupin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";