
Portali evropian Politico shkruan se Bullgaria nuk do të lejojë fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut për në BE.
Sipas këtij mediumi, Qeveria bullgare tashmë ka dërguar letër deri te vendet anëtare të BE-së ku sqarohet qëndrimi i Sofjes zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ideologjia anti-bullgare që mbështetet nga Qeveria është arsyeja kryesore e bllokimit të Bullgarisë. Në dokumentin bullgar, sipas mediumit, theksohet se autoritetet e Maqedonisë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe të parandalojnë gjuhën e urrejtjes ndaj fqinjit.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut herën e fundit nuk nisi bisedimet për anëtarësim dhe vendi shkoi në zgjedhje./Telegrafi/
The post Politico: Bullgaria nuk do të lejojë nisjen e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.