Ministria për Punë të Brendshme dje (11.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 gjoba, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.

Nëntë masa janë vendosur për përdorim të celularit, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), 36 për parkim të paligjshëm.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia vazhdon me kontrollet, 109 gjoba në Shkup appeared first on Telegrafi.