Policia vazhdon me kontrolle, dje ka shqiptuar mbi një mijë gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të aktiviteteve të djeshme (09 prill) të punonjësve të policisë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike në MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara të qarkullimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, janë lëshuar 1001 urdhërpagesa, më së shumti gjatë këtij muaji.

“Tendencat statistikore sa i përket dispozitave ligjore në bazë të të cilave janë konstatuar kundërvajtjet e kryera, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, mbeten identike si më parë, kështu që më të shumtat janë kundërvajtjet e parkimit të paligjshëm (241), pasuar nga kundërvajtjet e bazuara në drejtimin e automjetit me shpejtësi të papërshtatshme (279). Ajo që bie në sy për ditën e djeshme është fakti se janë regjistruar 178 shkelje të kryera nga këmbësorët”.

“Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 84 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk posedonin patentë shofer, në nëntë raste janë zbuluar vozitës të dehur, gjashtë vozitës kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa një shofer skuteri elektrik është gjobitur. Gjithashtu, 39 gjoba për kundërvajtje për mos vendosje të rripit të sigurimit, plus një kundërvajtje për mosvendosje të helmetës mbrojtëse, si dhe 34 urdhërpagesa për komunikim të kundërligjshëm në celular gjatë drejtimit të automjetit”, thonë nga MPB.

The post Policia vazhdon me kontrolle, dje ka shqiptuar mbi një mijë gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy