Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 14:00 deri në ora 20:0 policia ka zbatuar aksion për dënimin të shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë.

Gjatë aksionit, janë dënuar 67 shoferë në autostradën Shkup – Veles.

Nga policia shtojnë se me shpejtësi mbi 50 kilometra mbi shpejtësinë e lejuar janë dënuar 28 shoferë, ndërsa dy të tjerë kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar.

“Aksionet vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të ketë më shumë siguri në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles appeared first on Telegrafi.