Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme (16.09) është vazhduar kontrollet e përforcuara në komunikacion.
“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 513 sanksione, 35 shoferë për vozitje pa leje, 148 shoferë për tejkalim shpejtësie, 39 shoferë për mosregjistrim të automjeteve, 82 motoçiklistë dhe 4 motoçikleta të konfiskuara, 75 sanksione për parkim të parregullt dhe 72 automjete të ngritura nga automjetin ‘Karoteci’”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga policia bëjnë të ditur se po ashtu janë shqiptuar edhe 104 dënime për mospërdorim të maskës mbrojtëse në automjet.
Kontrollet e përforcuara, sipas policisë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ata ju bëjnë thirrje që të respektohen rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/
The post Policia vazhdon me aksionin e përforcuar, sanksionohen 513 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.