Vetëm këtë vit, Policia e Shqipërisë sekuestroi 425 500 euro të falsifikuara në gjithsej 22 raste.
Krahasuar të njejtin trend me atë të disa viteve më parë, ka një tendencë në rritje të nxjerrjes në treg të kartëmonedhave të falsifikuara, të cilat sipas policisë shqiptare nuk prodhohen në territorin e shtetit shqiptar, por vijnë nga Bullgaria, Maqedonia dhe Italia.
Kartëmonedhat e falsifikuara përdoren më së shpeshti në tregëti dhe në pika karburanti, por kartëmonedhat prej 200 ose 500 euro shpesh tentojnë të hyjnë në bursë duke përdorur mashtrime nga më të ndryshmet, ka deklaruar Lutfi Minjozi, drejtor i departamentit të krimit financiar në policinë e shtetit shqiptar.
The post Policia shqiptare për 4 muaj sekuestroi mijëra euro të falsifikuara, disa prej tyre nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.