Policia e Maqedonisë ka dalë sërish në fshatin Siniçan të Komunës së Bogovinës, pasi siç thonë, kanë marrë informacione për vepër penale “ndërtim pa leje”.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, sot deklaroi se prania e zyrtarëve policorë në vendin ku kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e ujësjellësit, është në funksion të sigurimit të rendit dhe paqes publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Detyra jonë është që të pengohet prishja e rendit dhe qetësisë publike në atë lokacion, që të mos ketë pasoja më serioze”, tha Angellovski.

Ai shtoi se si në çdo rast tjetër kanë bashkëpunim me prokurorinë, e cila është duke e hetuar rastin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, edhe sot banorët e Siniçanit së bashku me kryetarin e Bogovinës Albon Xhemaili, kanë dalë në vendin ku kryhen punime, ndërsa ka pasur tensione me banorët e fshatit Urviç, të cilët pretendojnë se ujësjellësi ju takon atyre./Telegrafi/

The post Policia sërish në terren, tensione për ujësjellësin në Siniçan të Bogovinës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";