Policia Pyjore e Maqedonisë me pagë më të lartë për 30%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, bëri të ditur se Policia Pyjore pas 22 vitesh do të marrë pagë më të lartë për 30%.

“Kohë më parë, ne nënshkruam Marrëveshjen Kolektive, me të cilën rregullohet statusi, e drejta, detyrimet dhe përgjegjësitë në lidhje me punësimin e punonjësve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Me Marrëveshjen e re Kolektive, për herë të parë, të drejtat dhe detyrimet për të ardhurat personale të nëpunësve të autorizuar në Policinë Pyjore janë të rregulluara në mënyrë sistematike. Gjithashtu për herë të parë është rregulluar edhe e drejta për të marrë një ndihmë në shumën prej 30% për komponentë, nivel për nëpunësit e autorizuar për shkak të llojit, natyrës dhe kompleksitetit të punës që kryejnë, si dhe për shkak të peshës dhe kushteve të veçanta nën të cilat kryhen punët”, shkruan Arjanit Hoxha , ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Mes tjerash ministri Hoxha shton se Sindikata e Pavarur e Policisë Pyjore ka dërguar një falënderim publik për të gjithë ato që kanë pasur durim dhe që kanë besuar në përpjekjet e përbashkëta për të arritur paga më të larta.

“I përgëzoj të gjithë dhe u uroj shëndet të mirë për të shpenzuar paratë e fituara me ndershmëri. Shpresoj se së bashku do të kemi edhe shumë suksese të tjera profesionale. Le të jetë ky një motiv shtesë edhe për luftë më të fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit, në mënyrë që të zhdukim prerjet ilegale dhe të paligjshme nëpër pyjet tona”, shprehet Hoxha./Telegrafi/

Advertisement

 

 

The post Policia Pyjore e Maqedonisë me pagë më të lartë për 30% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy