Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (16.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Siç njoftojnë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 gjoba, nga të cilat nëntë sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 18 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

“Janë shqiptuar pesë masa për përdorimin e celularit, pesë sanksione për shoferët fillestar, pesë masa për automjetet e paregjistruara”.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia në Shkup vazhdon me kontrolle, dje janë gjobitur 127 shoferë appeared first on Telegrafi.