Sektori për Punë të Brendshme- Shkup në Zyrën e Sigurisë Publike në bashkëpunim me Këshillin e Republikës për sigurinë në komunikacionin rrugor po organizon fushatë preventive për siguri në komunikacion të titulluar “Fushata verore”.

Qëllimi i fushatës, siç informohet nga MPB-ja, është edukimi dhe ndërgjegjësimi për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion gjatë verës.

“Janë përgatitur materiale edukative për nevojat e fushatës dhe pas veprimtarisë së organizuar me sukses të djeshme në stacionin e tarifave Petrovec, sot në zonën midis qendrave tregtare ‘Biser’ dhe ‘Kapitol Moll’ në Komunën e Aerodromit – Shkup, u realizua një tjetër aksion për shpërndarjen e materialeve edukative”, kumtoi MPB.

The post Policia në Shkup me fushatë verore për siguri më të madhe në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";