Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi R.M (38) nga Tetova ka denoncuar se në rrugën ‘Lubotenska’ në Tetovë, me mercedes kanë ardhur personat me inicialet N.B (31) dhe A.B (38), të dy nga fshati Lacë pas një fjalosje me bashkëshortin e saj Sh.M (40) nga Tetova, kanë shkrepur disa plumba drejt tij dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Personi i plagosur në Qendrën Klinike të Tetovës dhe atje i është konstatuar lëndimi i rëndtë trupor.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Tetovës, nga ku janë gjetur tre gëzhoja dhe një proektil të një pushke automatike.
Nga MPB thonë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/
The post Policia me detaje për plagosjen e djeshme në Tetovë appeared first on Telegrafi.