Policia kontrolloi disa autobusë në Tabanoc, parregullsi tek tre shoferë nga Tetova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar “Tabanoc” janë kapur tre shoferë të autobusëve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionet e nevojshme për shoferë.

Nga MPB shtojnë se personat në fjalë i janë dorëzuar Drejtorisë së Doganave për procedurë të mëtejshme.

“Në autobusin e një kompanie transporti nga Tetova është konstatuar se shoferi SH.A.(56) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore. Gjatë kontrollit të autobusin të një kompanie transporti nga Danimarka është konstatuar se njëri shofer B.Sh.(36) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore, ndërsa shoferi tjetër B.S. (42) nga Tetova nuk ka pasur certifikatë mjekësore dhe vërtetim për shofer profesionist për transport ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

The post Policia kontrolloi disa autobusë në Tabanoc, parregullsi tek tre shoferë nga Tetova appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy