Policia ka arrestuar 15 persona në Bit Pazar për mosrespektim të orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesëmbëdhjetë persona janë privuar nga liria për shkak mosrespektimit të orës policore në rajonin e stacionit policorë Bit Pazar dje në periudhën prej orës 19 deri në orën 20 në rrugët “Metodia Mitevski”, “Emin Duraku”, “Vukovarska”, “Pançe Nedellkovski”, “Llazo Tërpovski” dhe “Nikolla Karev”.

Nga MPB thonë se vazhdojnë me kontrollet intensive në territorin e mbarë vendit me qëllim të sanksionimit të mosrespektimit të masave për ballafaqim me Covid-19.

“Apelojmë që qytetarit t’i respektojnë këto masave dhe bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, qëndron në kumtesën e MPB.

Deri në orën pesë të mëngjesit zgjati ndalesa 80-të orëshe për lëvizje me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, e cila u vendos për të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, komunat përreth, Haraçinën, Zelenikovën, Ilindenin, Petrovecin, Studeniçanin, si dhe në Kumanovë, Likovë, Shtip dhe Karbincë, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc./Telegrafi/

Advertisement

The post Policia ka arrestuar 15 persona në Bit Pazar për mosrespektim të orës policore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy