Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në një objekt hotelerik në Çegram është zbuluar një mini-kopsht zoologjik me kafshë të egra pa pasur leje për posedimin e tyre.
“Më 20.11.2021, zyrtarët policorë, inspektorë të Mjedisit Jetësor dhe përfaqësues i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, pas urdhrit të dhënë nga prokurori publik kanë kontrolluar një objekt në fshatin Çegran”, thonë nga policia.
Gjatë kontrollit, theksojnë nga policia, është zbuluar mini-kopshti zoologjik dhe është vërtetuar se aty mbahen disa kafshë të egra, për të cilat pronar nuk ka poseduar dokumente.
“Pas dokumentimit të rastit, nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor do të përgatitet procesverbal, ndërsa SPB Tetovë në Prokurori do të parashtrojë parashtresë adekuakte”, thonë nga policia./Telegrafi/
The post Policia gjen mini-kopsht zoologjik me kafshë të egra në Çegran të Gostivarit appeared first on Telegrafi.