Drejtoria e Policisë Financiare është përfshirë aktivisht në aksionin për inspektimin e funksionimit të ambienteve që operojnë si kabare, disko dhe klube nate në të gjithë vendin dhe po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Preje atje thonë se të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare janë vënë në dispozicion për nevojat e këtij aksioni, i cili synon zbardhjen e parregullsive dhe aktiviteteve të mundshme të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve.

“Aksioni fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare, evazionit fiskal, operacioneve të paligjshme dhe parregullsive të tjera në operacionet financiare të objekteve. Paralelisht me këtë, autoritetet hetimore janë fokusuar në zbardhjen e të gjitha aspekteve që mund të çojnë në sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret”, thonë nga Policia Financiare.

The post Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";