Policia ende se ka gjetur ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Pançevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia nuk e ka gjetur ende ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

U kontrolluan disa adresa dhe Ministria e Brendshme po e kërkon atë bazuar në informacionin operativ, që e mori për vendet ku mund të fshihej gjykatësi i shkarkuar.

Pançevskit iu humbën gjurmët, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi paraburgim 30 ditor, sepse ai nuk u paraqit në gjykatë për nëntë muaj për keqpërdorimet që bëri me sistemin AKMIS, ndërsa ishte kryetar i Gjykatës Penale.

Tani policia duhet të marrë udhëzime nga gjykata në Veles, nëse do të lëshohet urdhër arresti qendror, ose ndërkombëtar për Pançevskin.

Advertisement

The post Policia ende se ka gjetur ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Pançevskin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy