Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në bastoret e Tetovës. Sipas njoftimit, janë konstatuar disa parregullsi.

“Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë”.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i Kodit Penal. Gjithashtu, në një bastore sportive në Tetovë janë gjetur edhe tre të mitur, të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

The post Policia e Tetovës me kontrolle në bastore, konstaton disa parregullsi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";