Policia e Tetovës konfiskon vetura dhe motoçikleta të parashikuara për gara ilegale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tetovës këtë fundjavë të zgjatur ka konfiskuar vetura dhe motoçikleta të cilat kanë qenë të modifikuara dhe të cilat ishin parashikuar për gara ilegale nëpër rrugët e qytetit dhe rrugët lokale.

“Gjatë fundjavës së zgjatur janë konfiskuar 5 vetura të cilat kanë qenë të modifikuara dhe të njëjtat janë paraparë për gara “ilegale” në orët e vona të mbrëmjes. Pos kësaj, më herët në rrethinën e Tetovës janë konfiskuar disa motoçikleta, të cilat kanë bërë shumë zhurmë nëpër rrugët e qytetit”, thonë nga SPB Tetovë.

SPB Tetovë përsëri njofton se do të sanksionojë të gjithë pjesëmarrësit në garat “ilegale”.

Ligji për siguri në komunikacion parashikon konfiskimin të përkohshëm prej tre ditëve ose tre muajve, varësisht nga karakteri i shkeljes së ligjit, ndërsa gjithashtu parashikohet edhe dënime prej 400 eurove në vlerë të denarit./Telegrafi/

Advertisement

The post Policia e Tetovës konfiskon vetura dhe motoçikleta të parashikuara për gara ilegale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy