Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë muajit të kaluar, policët e SPB – Tetovë, kanë zbuluar dhe në bazë të ligjit kanë dënuar 775 shkelje në trafik.

“Për shkak të konstatimit të llojeve të ndryshme të shkeljeve, sipas Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, nga trafiku janë larguar gjithsej 76-vetura, të gjitha me regjistrim të skaduar deri më 30 ditë dhe më mbi 30 ditë”, shprehen nga SPB – Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga policia thonë se gjatë muajit qershor, poashtu nga trafiku janë larguar 169 vozitës, prej të cilëve 123 për arsye se kanë drejtuar veturë pa leje vozitje, 6 prej tyre kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, 19 vozitës fillestarë, 7 vozitës kanë drejtuar gjatë periudhës së masës mbrojtëse ‘Ndalesë; dhe 11 shoferë me kategori të papështashme sipas llojit të veturës.

“Shkeljet e zbuluara në komunikacion gjatë qershorit, janë rrumbullakësuar me 352-fletpagesa, 62-fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 362 vërejtje me shkrim, ndërsa përkohësisht janë konfiskuar 18-patenta shoferi dhe 48-leje qarkullimi”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia e Tetovës gjatë muajit qershor ka dënuar 775 shoferë appeared first on Telegrafi.