Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (15.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba, nga të cilat 65 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 39 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

“Janë vendosur 6 gjoba për përdorimin e celularit, 16 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë masa për automjete të paregjistruara”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Policia e Maqedonisë vazhdon me kontrollet, dje janë gjobitur 175 shoferë appeared first on Telegrafi.