Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencën e sotme për shtyp tha sa pas hapjes së vendvotimeve deri në ora 11 janë regjistruar dy ngjarje në SPB Shkup dhe nga një rast në SPB Shtip, SPB Kumanovë dhe SPB Veles.
“Në SPB Shkup është denoncuar se në vendvotimit 2600, i ka hedhur fletëvotimet për shkak se nuk i është lejuar ndihma nga persona tjerë gjatë votimit. Po ashtu në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 9:35, në afërsi të vendvotimit 2842 dhe 2842/1 janë vërejtur nëntë automjete ku në pjesën e jashtme të xhamave është shënuar numri i kandidatit për kryetar bashkie”, tha Angellovski.
Në SPB Shkup, thotë Angellovski, është denoncuar se votimi është ndaluar në vendvotimit 852 në Koçani për shkak të një pllakate të ngjitur në afërsi të vendvotimit, ndërsa në ora 10:10, në Kratovë, kryetari i Komisionit ka denoncuar se nga kryetari i vendvotimit 931 në Kratovë është njoftuar se ka pas agjitim në vendvotim.
“Në ora 9:15 në Kavadar është denoncuar se në vendvotimin 720 në Rosoman, A.A (61) nga Rosomani ka realizuar të drejtën e votës edhe pse e ka ditur se është e infektuar me coronavirus. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, tha Angellovski.
Ai bëri thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje që t’u përmbahen incidenteve, dhe nëse ka shkelje të procesit zgjedhor, qytetarët ta njoftojnë policinë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor./Telegrafi/
The post Policia e Maqedonisë raporton incidentet deri në ora 11:00 appeared first on Telegrafi.