Inspektorati i Punës gjatë kontrollit të një objekti ndërtimor në Shkup, dje ka konfirmuar se në kundërshtim me rregullat ligjore punojnë 10 persona, shtetas të Kosovës.
Sipas të dhënave të MPB-së nëpunës të policisë në bashkëveprim me inspektorë nga Inspektorati i Punës, këto parregullsi i kanë konfirmuar dje gjatë kontrollit të kryer në një objekt në rrugën “Partenij Zografski” në Shkup.
“Gjatë kontrollit, në objekt ishin gjetur 10 persona, shtetas të Kosovës, të cilët kryenin punë ndërtimore. Pas kontrolleve të shtuara ishte konstatuar se personat e kanë shkelur Ligjin për të Huajt dhe kundër tyre do të ngriten padi adekuate kundërvajtëse sipas nenit 217 nga Ligji për të Huajt, përderisa për personin fizik do të ngriten padi kundërvajtëse nga ana e Inspektoratit të Punës”, informojnë nga MPB.
Nga atje shtojnë se dispozitat nga Ligji për të Huajt, dje nuk janë respektuar edhe në një rast tjetër i cili është regjistruar në Kavadar.
The post Policia e Maqedonisë kapi 10 shtetas të Kosovës teksa punonin kundërligjshëm në ndërtimtari appeared first on Telegrafi.