Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.05.2022), ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuari, ku janë sanksionuar 157 shoferë.

Nga këto, 10 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, 71 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 86 jashtë vendbanimeve.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Policia e Maqedonisë gjobit 157 shoferë për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";