
Polici në pension S.D. nga Shtipi, i cili dje ishte raportuar si i paqasshëm për organet e përndjekjes, mëngjesin e sotëm është paraqitur vetë në Prokurori.
“Ai është dorëzuar mëngjesin e sotëm dhe tani është para gjykatësit për procedurë paraprake”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Hetimi për zjarrin që ra në diskotekën “Pulse” në Koçan u zgjerua edhe ndaj shtatë policëve të tjerë./Telegrafi/
The post Polici që ishte në arrati, është dorëzuar vetë në Prokurorinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.
Advertisement