Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka folur sërish për arratisjen e Artan Grubit. I pyetur se a ka persona tjerë të përfshirë në këtë rast, përveç policit kufitar, ai tha se nuk do të ndodh më që të mos ketë përgjegjësi për raste të tilla.
Toshkovski përshkroi edhe pamjet nga kamerat në momenin kur Grubi ka kaluar kufirin.
“Në rastin konkret ku është gabimi dhe faji e policit? Në vend që të kthehet dhe të shikojë monitorin që i jep informacion se personi në fjalë është vendosur në “listën e ndalimit”, ai komunikon me shoferin dhe personin tjetër afër shoferit. Kjo shihet nga pamjet. Nuk e di pse vendosi të mos shikonte, është pjesë e përshkrimit të punës së tij. Automjeti kalon dhe pas një kohe të shkurtër shikon në monitor, tronditet që personi është në “stop list” dhe furishëm vrapon si mizë pa kokë si pasojë e faktit që ka konstatuar se personi nuk është më në territorin e Maqedonisë”, tha Toshkovski.
Prokuroria Publike është duke hetuar procedurën në lidhje me këtë, gjatë së cilës janë sekuestruar telefonat dhe janë mbledhur prova të tjera.
Siç informoi në atë kohë MPB-ja, më datë 15.12.2024 në ora 09:06, gjatë kryerjes së detyrave në vendin e punës, në pikën kufitare Bllacë e POshtme, në kabinën e daljes nga vendi, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, polici ka lejuar daljen e një automjeti të pasagjerëve, tip xhip me targa të tipit “Mercedes” me targa konsullare, ndërsa shoqërues në atë automjet ka qenë Artan Grubi./Telegrafi/
The post “Polici që e ka lëshuar Grubin ka bërë muhabet, në vend që të shikojë në monitor dhe ta shohë se është në “stop list””, tregon Toshkovski appeared first on Telegrafi.